E pabesueshme! Turbina krijon energji elektrike nga kalimi i mjeteve pranë saj

ardita 0

Kjo turbinë e vendosur midis dy korsive arrin të prodhojë elektricitet. Quhet “Enlil Turbine” dhe konverton erën që përftohet nga mjetet që kalojne aty pranë në energji elektrike. 

Turbina gjithashtu është e pajisur me panele diellore dhe mat nivelet e CO2 në ajër. Kompania turke “Deveci Tech” e shpiku këtë turbinë dhe po e teston në qytetin e Stambollit.

Ata pretendojnë se turbina krijon 1 kilowat energji çdo orë, kjo gjë mund të sjellë që në të ardhmen autostradat mund të transformohen në një burim të ri të energjisë së rinovueshme.

This post is also available in: English