E pabesueshme! Volkswagen fillon ndërtimin e Seat Tarraco në fabrikën e tij kryesore në Gjermani

ardita 0

Për herë të parë në 20 vjet, fabrika e Volkswagen në Wolfsburg, Gjermani do të prodhojë një model të markës SEAT. 

Fillimi i prodhimit të Tarraco shënon herën e pestë që fabrika kryesore e VW ka ndërtuar një model për një tjetër markë të grupit. Pas lajmit se Audi A1 nisi të prodhohej në fabrikën e Seat në Spanjë, Gjermania raporton se kopjet e para të SUV-it të madh të Seat kishin dalë nga fabrika në Wolfsburg.

Sipas VW, prodhimi i SUV-it spanjoll në Wolfsburg si dhe prodhimi i shumë markave të tjera do të rrise kapacitetin e fabrikës së tij.

Seat Tarraco do të prodhohet njëkohësisht me dy modele Volkswagen, të cilat gjithashtu bazohen në të njëjtën platformë mekanike MQB Tiguan dhe Touran. Prodhimi i Tarraco në Wolfsburg është pjesë e “Paktit për të ardhmen” të cilën kompania së bashku me Këshillin e Punës e nënshkruan në fund të vitit 2016.

Përveç modelit Tarraco, modelet e tjera Seat të cilat janë prodhuar jashtë Spanjës janë Ateca & Toledo në Republiken Çeke, Alhambra në Portugali, dhe Mii në Sllovaki. Seat Ibiza, Arona dhe Leon janë ndërtuar në fabrikat spanjolle të Barcelonës, El Prat de Llobregat dhe Martorell.

This post is also available in: English