E pabesueshme! Volkswagen ka shënuar shitje rekord të Tiguan SUV

ardita 0

Prodhuesi gjerman i makinave planifikon të ofrojë së paku 30 SUV në mbarë botën brenda shtatë viteve të ardhshme dhe pretendon se të paktën 50% e shitjeve të tij deri në vitin 2025 të jenë nga modelet SUV.  

VW tashmë po shijon shitjet e forta të SUV, pasi Tiguan SUV ka shënuar një arritje historike të shitjeve. Brenda 11 vitesh, Volkswagen e ka nxjerrë prej prodhimit edhe Tiguanin e pesë miliontë.

Rreth 800 mijë automjete Tiguan dhe Tiguan Allspace u dorëzuan në vitin 2018, që ishte viti më i suksesshëm i modelit.

“Tiguan ka kaluar shifrën historike të pesë milionë automjeteve të prodhuara. Njohuritë dhe shpirti i jashtëzakonshëm i ekipit, entuziazmi me të cilin prodhojmë modelet tona Volkswagen përbëjnë bazën për këtë sukses madhështor dhe ofrojnë një bazë të fortë për kompaninë tonë “, tha Dr. Andreas Tostmann, Anëtar i Bordit të Menaxhimit përgjegjës për prodhimin.


This post is also available in: English