E pabesueshme! Volkswagen mund të lançojë së shpejti modelin Jetta R

ardita 0

Volkswagen në Çikago ‘Auto Show’ u paraqit vetëm me një sedan sportiv që quhet Jetta GLI. Gjenerata e gjashtë e kësaj makine është shumë e kompletuar ndërsa ndan shumë elemente me Golf GTI.

Gjatë panairit të makinave që u zhvillua në Çikago, disa nga zyrtarët e kompanisë thanë se do të ketë edhe bashkëpunime mes Jetta dhe Golf, duke përmendur një Jetta R. Kur është pyetur zëvendës presidenti i Volkswagen-it, Derick Hatam nëse mund të prodhohet dhe të lançohet së shpejti modeli Volkswagen Jetta ai tha: “Kurrë mos thuaj kurrë”.

Në lidhje për planet e tjera të tij për të ardhmen, Hatam ka thënë se do të ketë një Mikrobus elekrik tani afër.