E pabesueshme! Volkswagen po planifikon hapjen e një fabrike në Ballkan

ardita 0

Kompania Volkswagen ka njoftuar që do të hapë një fabrikë në Ballkan. Shtetet e para që shpresojnë se mund ta joshin për investimin e tij në Evropën Lindore janë Bullgaria dhe Serbia. Sipas ‘Deutsche Welle’, në të dyja vendet, kostot e personelit janë të ulëta dhe secili prej tyre ofron avantazhet e veta.

Ndërkohë mediat serbe dhe bullgare e kanë cilësuar këtë lëvizje si një ‘tërmet ekonomik’ sepse bëhet fjalë për një investim prej 1.4 miliardë euro, i cili do të ofrojë rreth 5 mijë vende pune dhe do të forcojë eksportin vendas me 4.5 miliardë euro në vit. 

Përveç Bullgarisë dhe Serbisë, po ushqejnë shpresa edhe Rumania, Turqia dhe Maqedonia. Shtypi mendon se Volkswagen do të marrë vendimin e tij këtë muaj dhe makinat e para nga fabrika e re do të dalin nga prodhimi në vitin 2023