E pabesueshme! Yamaha krijon motoçikletën autonome vetë-balancuese

ardita 0

Gjatë vitit të kaluar shumë kompani prezantuan dizajnet e tyre futuristike në panairin motorik të Tokios.

YAMAHA krijoi një motoçikletë që mund të vetë-balancohet. Yamaha po përpiqet të mposhtë rivalin Honda i cili gjithashtu ka krijuar një motoçikletë vetë-balancuese më parë. Kompania Yamaha paraqiti inovacionin e saj të quajtur “Motobot”. Motoboti është gjithashtu autonome dhe përdor inteligjencen artificiale për të kryer funksionet e tij. 

Siç mund ta shikoni në video, një nga përfaqësuesit e kompanisë Hiroyuki Yanagi i jep komanda të ndryshme motoçikletës, si psh, ndizu, eja ketu, ndalo etj dhe motoçikleta i “bindet”.

 

This post is also available in: English