E papritur! Koenigsegg konfirmon se së shpejti do të prezantojë pasardhësin e Agera RS

ardita 0

Prodhuesi suedez i makinave super-sportive ka bërë të ditur se do të prezantojë një model të ri në panairin e veturave në Gjenevë vitin e ardhshëm.

Koenigsegg njoftoi për pasardhësin e Agera RS gjatë ceremonisë që bëri gjatë hapjes së sallonit të ri në Melburn, Australi.

Është interesante se pasi modelet Agera RS dhe Regera hibrid janë shitur komplet, modeli i ri Koenigsegg është i vetmi aktualisht në dispozicion për shitje.

Skica nuk zbulon shumë për Koenigseggun e ri, por shihet se pjesa e pasme është e dizajnuar ndryshe në raport me dy makinat në fjalë.

Pritet që modeli i ri të jetë më i fortë dhe më i shpejtë se çdo makinë e mëparshme e prodhuar nga kompania e udhëhequr nga Christian von Koenigsegg dhe për këtë arsye më e shtrenjtë.

Përndryshe, Agera RS është zyrtarisht makina serike më e shpejtë në botë që mund të lëvizë ligjërisht në rrugë publike. Ai u prodhua në fund të vitit 2017, dhe arrin një shpejtësi mesatare prej 447.2 kilometra në orë.

This post is also available in: English