E para sendilje per femije me Airbag

Admin 0

 

Nëse Volvo do prodhonte sendilje për makina, ato do të dukeshin kështu.

Kompania Maxi-Cosi ka hedhur në treg sendiljen e parë për fëmijë që ka airbag. Gjithashtu ka fituar çmimin e parë në kategorinë përkatëse.

Kjo sendilje e re,  e cila  është e përshtatshme për fëmijët nga 61 deri 105cm të gjatë,  ka dhe sistem lidhjeje Isofix dhe ajo çka e bën të vecantë janë dy airbag të vendosura mbi rripat që kalojnë nga supet. Në rast aksidenti, një sensor i instaluar në këtë sendilje jep sinjalin dhe airbag-u fryhet brenda 0.05 sekondave. 

 

 

Sipas testeve të kryera gjatë përplasjeve ballore, AxissFix Air rezultoi në uljen me 55% të forcës që bie mbi kokën dhe qafën e fëmijëve.

“Disa vite më parë, ne filluam duke kërkuar mënyrën si një airbag mund të mbronte më mirë kokën dhe qafën e fëmijëve”, shpjegon Andrew Radcliffe, drejtor menaxhimi i Maxi-Cosi. Aplikimet e sukseshme të teknologjisë së airbag-ve mbi xhupa për motoçiklista, na inspiruan më tej në krijimin e airbag-ve për fëmijë, të cilë janë të duhurit  për ta dhe sigurinë e tyre”, shtoi ai.

Çmimi i Maxi-Cosi AxissFix Air fillon nga $783.

 

Lini një Përgjigje