E përsosur si diamanti Cullinan 3106 karat, prezantohet super makina luksoze e Rolls-Royce

ardita 0

Kompania Rolls-Royce Motor Cars ka konfirmuar se automjeti i tyre i ardhshëm do të quhet Cullinan. E ka marrë këtë emër nga Diamanti Cullinan që ishte 3106 karat dhe që u gjet në një nga minat e Afrikës së Jugut në vitin 1995, dhe mbetet një nga diamantet më të përsosur që është gjetur ndonjëherë.
Drejtori ekzekutiv Torsten Muller Otvos e koncepton atë si një makinë e cila është “perfekte dhe brilante” ai thotë që “ makina është e ngjashme me Diamantin Cullinan sepse përveçse është e përsosur ajo dallohet nga të tjerat”.

Para tre vitesh krijuesi i disa prej makinave më luksoze nëpër botë, njoftoi për planet që kishte për të krijuar një makinë të re (SUV). Kjo makinë do të zbulohej më vonë këtë vit, Cullinan është Rolls-Royce i dytë që u ndërtua nga kompania si një arkitekturë luksi me alumin.

Muller Otvos thotë që emri i përshtatet më së miri . “Cullinan është një veturë motorrike që ka një qëllim, ka një cilësi shumë të mirë si dhe ka shumë vlerë, kjo makinë krijon mundësinë e luksit të vërtetë”.

SUV fillimisht ishte koduar me emrin “Projekti Cullinan”, ai u testua nëpër shkretëtirat e egra të Afrikës dhe Lindjes së Mesme, si në temperaturat nën zero gradë të Arktikut, u testua në malësitë Skoceze dhe nëpër kanionet e mëdha të Amerikës së Veriut. Ideja gjatë gjithë kohës ka qënë për të ndertuar një SUV që është tërësisht unik për Rolls-Royce.

Muller- Otvos vazhdon të tregojë se: “Ishin të frymëzuar nga proçeset epike, përgjatë mijëvjeçarëve, të cilët e ndihmuan në krijimin e Diamantit Cullinan.

Lini një Përgjigje