eCitaro, i gjithi elektrik

armir 0

Mercedes Benz ka zbuluar autobusin të gjithin elektrik eCitaro, të cilin kompania e ka krijuar për t’ju përgjigjur nevoja të lëvizshmërisë në qendrat kryesore, qytetet e mëdhaja dhe të vogla. Autobusi ka marrë një hap tjetër ne transportin në zonat e populluara nga pak ndotës ambjenti ne aspak ndotës.

Ky model elektrik është bazuar në autobusin më të shitur në botë Citaro me më shumë se 50,000 dërgesa në mbarë botën. Të dy autobusët kan të njëjtën shasi, por eCitaro është ridizenjuar ne pamje.

Fuqia e këtij autobusi sigurohet nga një bosht elektrik ZFAVE 130 me motorra elektrik në shpërndarësin e rrotave. Kulmi i prodhimit së fuqisë është 335 kuaj fuqi që nga starti. Bateria lithium-ion është ndarë midis 10 moduleve, secila prodhon rreth 25kWh, me një kapacitet total përafërsisht 243 kWh. Këto module janë të vendosuara në pjesën e pasme të autobusit por edhe në tavan.

Autobusi mund të përdorë gjashtë, tetë apo dhjetë module baterishë. Me maksimumin dhjetë module, eCitaro peshon 13.44 ton dhe ka një ngarkesë prej më shumë se gjashtë ton, ose afërsisht 85-90 pasagjerë.

Ky model, eCitaro do fillojë të prodhohet duke filluar nga fundi i vitit. Mercedes ka marrë porosi për 20 të tillë, të cilët do punojnë në Hamburg

This post is also available in: English