Efekti i Brexit, Jaguar & Land Rover kërcënojnë se do të mbyllin kompanitë në Britani

ardita 0

Së fundmi ka qenë drejtuesi i Jaguar Land Rover Ralf Speth që ka paralajmëruar se një marrëveshje “e keqe” e Brexit do të kërcënonte planin e investimeve për Britaninë e Madhe me 80 miliardë dollarë dhe mund ta detyrojë atë të mbyllë fabrikat.

Paralajmërimi i JLR vjen vetëm pak ditë pas paralajmërimit që bëri Ian Robertson shefi i shitjeve dhe marketingut tek BMW por edhe Nissan ka bërë një paralajmërim të përafërt pë të ardhmen e saj në Britani.

Nga çfarë ka frikë industria e makinave në Britani?

Një nga shqetësimet më të mëdha janë mosmarrëveshjet. Nëse pas Brexit do të vendosen doganë dhe kontrollet portuale të mallrave që vijnë nga Bashkimi Europian kjo do të shkaktonte një kaos të madh në industrinë e makinave. Pjesët e makinave vijnë në fabrikë me një diferencë prej disa orësh nga njëra tjetra duke bërë që makina të ndërtohet shpejt pa humbur kohë.

Por nëse vendosen kontrollet doganore këto pjesë mund të vonohen për disa ditë ose muaj. Dritat e përparme të një Mini Cooper prodhohen në Spanjë dhe një pjesë e mirë e pjesëve të tjera vjen nga vendet europiane. Imagjinoni sikur të gjithë pjesët do të vijnë në kohë përveç dritave të përparme. Kjo do të shkaktonte një ndalim të prodhimit të Mini-ve deri në momentin që do të vinin dritat.

Një tjetër shqetësim janë taksat. Shumë prej pjesëve të makinave e kalojnë kanalin e La Mansh disa herë. Por nëse Britania del nga BE pa ndonjë marrëveshje tregtare atëherë për çdo kalim që do të bëhet do të aplikohen tarifat globale të tregtisë.

Kjo do të thotë një takse nga 4% deri në 5% për çdo pjesë që kalon ne Kanalin e La Mansh dhe 10% për një makinë të përfunduar. Jaguar Land Rover parashikoi që kjo do t’i kushtonte kompanisë 1.2 miliard paund çdo vit.

This post is also available in: English