EINRIDE prezanton T-Log, kamioni i parë elektrik i ngarkesave me dru

ardita 0

Festivali i shpejtësisë Goodwood është një vend i shkëlqyer ku çdo vit mijëra spektatorë e vizitojnë për të pare se çfarë ka industria e automobilave për të ofruar.

Ndërsa supermakinat dhe makinat e shtrenjta me performancë të lartë tërheqin vëmendjen e spektatorëve, ka gjithashtu dhe lloje të ndryshme mjetesh për t’u pare në këtë event. Një kompani Suedeze teknologjike, Enride, zbuloi produktin e saj më të fundit: Kamionin autonom të gjithin elektrik T-LOG.

I zhvilluar me aftësi impresive për jashtë rruge, ky mjet është i dizenjuar të jetë një kamion i fuqishëm i përshtatshëm me ambientet ku ka pyje.

T-LOG është i aftë të vetëdrejtohet, falë një platforme Nvidia Drive vetëdrejtimi. Nuk ka shofer në kabinë, por mund të kontrollohet me telekomandë nga qindra metra larg.

Sigurisht, Einride ka prezantuar një brand të ri të mjeteve industriale, të dizenjuara për ti lejuar njerëzit të shmangin punën e rrezikshme për jetën nëpër vende të rrezikshme.

This post is also available in: English