Ekspertet: Ja e verteta rreth makinave me gaz

Mariglen 0

Qarkullojnë shume mite rreth makinave që prodhohen me motorr me gaz dhe kjo ndodh për shkak të mos informimit ose të keq infomimit. Prandaj përgjegjësi i SEAT-it mbi makinat me gaz, Andrew Shepherd  hedh dritë mbi paqartësitë që kemi. Gjithashtu ai beson që këto lloj makinash do kenë një rol të rëndësishëm në të ardhmen dhe këtë e tregojnë shifrat mbi rritjen e shitjeve të tyre.

1) A ofrojnë të njëjtën ndjesi në drejtim?

Po. Përshtypja që drejtimi i një makine të tillë ndryshon nga makinat e zakonshme është i gabuar. Në të vërtetë ndjesia gjatë ngasies është njëlloj sepse dhe performanca e motorrit është e njëjta me ato të benzinës dhe naftës.

 2) A është bombula e gazit aq e sigurt sa depozitat e tjera?

Absolutisht po. Bombulat e gazit janë të dizenjuar, prodhuar dhe çertifikuar me standartet më të larta. Gjithashtu, ato janë të paisura me valvul sigurie, e cila në rast zjarri, lejon shkarkimin e gazit në mënyrë të kontrolluar, kështu që shmangen shperthimi. Krahas kësaj, pjesët e bombulës janë të ndërtuar për të rezistuar në kushte ekstreme. Bombula arrin presionin maksimal 200 bar, por është projektuar për të rezistuar deri në dyfishin e kësaj. Andrew shton që dhe miti për ngrirjen e gazit nën kushte pune mbetet vetëm një mit sepse ,për t’u kthyer gazi në formë të lëngët do duhej që jashtë të ishte temperatura minus 160 gradë

3) A mund te vazhdoj të drejtoj makinën kur mbaron gazi?

Po, mund ta bëni sepse makina kalon automatikisht në benzin dhe normalisht duhet të mos keni harruar të mbushni makinen dhe me benzin.

4) A mund të ngas makinen vetëm me gaz?

Po. Makinat e tilla kanë si burim parësor gazin kështu që nëqoftëse bombula juaj është gjithmonë plot, makina nuk kalon në benzinë. Gjithsesi, duhet të keni gjithmonë një sasi të vogël benzine kur temperaturat janë të ulëta ose direkt pasi e rimbushni me gaz. Kjo sasi e vogël e benzinës duhet të konsumohet brenda 6 muajve.

5) A kushtojnë njësoj me makinat e tjera?

Po. Çmimi i shitjes të makinave në fjalë është e përafërt me ato të naftës dhe benzinës; që mos të përmendim pastaj avantazhet që kanë në aspektin afatgjatë. Andrew theksoi që për të mbushur një makinë me gaz na kushton rreth 2000 Lek keshtu që në krahasim me makinat e naftës janë 30% më ekonomike dhe 55% në krahasim me ato të benzinës.

6) Po shërbimet që duhen bërë a janë njësoj?

Po. Funksionaliteti mekanik i makinave me gaz është e njëjta me ato normale. Eshtë gabim opinioni që kandeletat ose filtrat duhet të ndërrohen më shpesh. E vetmja gjë që ndryshon është që padepërtueshmëria e impiantit të gazit duhet të certifikohet para çdo kontrolli dhe gjendia e bombules të kontrollohet çdo 4 vite nga një servis i specializuar.

Lini një Përgjigje