Elandless, përshkruani Oqeanet pa frikë dhe me luks

Mariglen 0

Kantieri Gjerman Abeking&Rassmusen kanë mbaruar ndërtimin e superjahtit prej 74.5 metrash me emrin Elandess. Pamja e jashtme dhe e brendshme e jahtit është dizenjuar nga Harrison Eidsgaard design studio. Elandess është duke udhëtuar drejt lumit Tamiz në Londër për tu dorëzuar tek pronari i saj. Por nuk është ndertuar për të lundruar thjeshtë në lumej, ai ka kapacitetin të shkojë në çdo kontinent të globit përgjatë oqeanve.

Ky është bashkëpunimi i parë ndërmjet kantierit Gjerman dhe studios së dizenjimit Harrison Eidsgaard. Jahti ka shumë hapësira të përbashkëta si dhe një pishinë të madhe me përmasa 8×2,5 metra. Për të ftuarit ka 6 kabina si dhe suita super luksoze e pronarit.

 

This post is also available in: English