Elegancë pas timonit! Renault zbulon modelin e ri Clio Moschino

ardita 0

Renault prezantoi makinën e re të firmosur nga stilisti amerikan Jeremy Scott, realizuar në bashkepunim me drejtorin e dizajnit të Renault.

Imazhet e para të Renault Clio Moschino tashmë janë zbuluar por ende nuk dihen detajet e shitjes së makinave të reja dhe nuk dihen as vendimet e marra në lidhje me motorin. Në fakt nuk është hera e parë që marka franceze bashkëpunon me një fashion brand.

Modeli do të dalë në shitje në fund të këtij viti dhe prezantimi i saj tek publiku u bë këtë shtator gjatë sfilatës së Moschinos.