“Elegante, me hapësirë të bollshme dhe plot ekrane”, ja si duket nga brenda fuoristrada elektrike Audi E-Tron

ardita 0

Ky e-Tron është fuoristrada e parë elektrike e Audi-t dhe një nga makinat më të rëndësishme për firmën në dekadën që vjen.

Audi ka bërë një punë shumë të mirë në sistemin audio të makinës. Pjesa e brendshme e makinës nuk ka shumë ndryshime të mëdha. Audi ka ruajtur identitetin e tij, por kjo nuk do të thotë që nuk janë shtuar dhe gjëra të reja si disa ekrane OLED në çdo derë duke bërë të mundur që të shikoni edhe pa i pasur pasqyrat gjithmonë nëse ju lejojnë.

Në gjatësi Audi e-Tron qëndron ndërmjet Audi Q5 dhe Audi Q7 dhe ka një bateri  prej 95kWh. Në versionin Sport ajo kap një shpejtësi nga 0-62 mph në 6 sek dhe ka një shpejtësi maksimale prej 124 mph.

Audi i ri e-Tron është ndërtuar edhe për të udhëtuar në terrene të këqija. Tek aplikacioni Drive select ka dhe një opsion “Off road” ndër opsionet e tjera si : “All road, Efficiency, Comfort, Dynamic dhe Individual.”

Bateria e Audit karikohet për 30 min nëse keni një karikues me fuqi 150kWh gjë që vështirë se mund ta keni, por Audi premton se deri vitin tjetër do të jenë rreth 200 pika karikimi në të gjithë Europën dhe në 2020 ky numër do të dyfishohet. Por në kushte shtëpiake makina mund të dojë rreth 8 orë për t’u karikuar plotësisht.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”78″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

This post is also available in: English