Elon Musk nxjerr një tjetër foto të modelit elektrik Tesla Y, i cili do të prezantohet vitin tjetër

ardita 0

Ditën e martë, Elon Musk postoi në Twitter një foto të modelit të ardhshëm Tesla Y. Ky nuk është imazhi i parë që kemi parë të modelit Y, i cili është planifikuar të zbulohet në mars të vitit 2019, por kjo foto është nga një kënd tjetër. Megjithatë fotoja nuk zbulon edhe aq shumë detaje në lidhje me formën e modelit Y, pasi një pjesë e makinës nuk duket. 

Xhami i përparmë duket tepër i sheshtë, por kjo shpesh ndodh me skicat e projektimit. Në bazë të skicave, automjeti duket me i madh se modeli 3, Tesla qëllimisht i paraqet imazhet në një mënyrë që ne mos t’i shohim dyert, gjë që mund të jetë një përpjekje për të mos konfirmuar dyert e mundshme Falcon Wing.

Musk tha se: “Modeli Y nuk do të ketë asnjë lëkurë në të, madje as në timon… nëse ka një timon”, duke nënkuptuar që kjo makinë mund të mos ketë fare timon, por më pas sqaroi që ishte thjesht një shaka.

             

This post is also available in: English