Endërroni të jeni superheronj? Kjo makinë do t’ju bëjë të ndiheni të tillë

ardita 0

The Karlmann King debutimin e tij të parë e ka bërë në Dubai tek “International Motor Show”.
Videoja më poshtë tregon Karlmann King duke garuar nëpër rrugët e shkretëtirës së Dubait dhe duket sikur është një sekuencë e shkëputur nga filmi i James Bond.

Kjo makinë duket sikur ka dalë, direkt nga shpella e Batmanit. Eshtë në ngjyrë të zezë mat, ka sipërfaqe këndore të devijuar, dritat i ka të bardha. Kjo “bishë”  që është e ndërtuar me fibra karboni e çeliku është në pronësi të një personi shumë të pasur i cili është i gatshëm që këtë makinë ta bëjë antiplumb.

Për sa i përket pjesës së brendshme është e gjitha luksoze, ka televizor, videolojëra, një minifrigorifer i cili eshte i kompletuar me një shishe shampanjë. Ndriçimi i brendshëm mund të rregullohet për t’ju përshtatur gjendjes shpirtërore.

Edhe pasagjerët kanë mundësinë të kontrollojnë dritat , ajrin e kondicionuar etj. Karlmann King nën kofano ka një motor V10, me 6.8 litra dhe prodhon 360 kuaj fuqi arrin një shpejtësi maksimale prej 170 km/orë.

Lini një Përgjigje