Erdogani prezanton veturën e parë elektrike turke

ardita 0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan prezantoi dje veturën e parë elektrike të prodhuar në Turqi, me një investim total prej 3,7 miliardë dollarësh.

“Sot po dëshmojmë një ditë historike për vendin tonë, po dëshmojmë ëndrrën e Turqisë për 60 vjet,” deklaroi Erdogani në qendrën e IT-së në Gebze që ndodhet pranë Stambollit.

Erdogani shtoi se kjo do të jetë përpjekja e parë e Turqisë për të prodhuar një veturë, pas një përpjekjeje të dështuar në vitet ’60.

Sipas një dekreti presidencial të botuar sot në Fletoren zyrtare, një fabrikë në qytetin e Bursës, rreth 150 kilometra larg Stambollit, pritet të prodhojë deri në 175 000 njësi në vit, duke punësuar më shumë se 4 000 punëtorë.

Erdogan nuk dha detaje për çmimin e veturës.