A është ky Bugatti më i shëmtuar që keni parë ndonjëherë?

ardita 0

Edicioni që u zhvillua në Gjenevë i motorshow ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve sepse aty u prezantuan disa nga makinat më të bukura e më të fuqishme që ekzistojnë në botë. Dhe sigurisht nuk kishte si të mos mungonte Bugatti, por këtë herë ai tentoi ekstravagancën dhe ka ngritur më shumë polemika nga ç’pritej.

Kompania e Bugatti në Gjenevë prezantoi një prototip të quajtur Voti Veyer Final Diamond Edition, e cila nuk do të prodhohet në masë, dhe ka shumë gjasa që do të jetë e vetmja e prodhuar, pasi ky model duket paksa i frikshëm.

Dizajni i jashtëzakonshëm që i sjell fibrat speciale të karbonit e bëjnë që të duket si një bllok mermeri. Kritikat kanë qënë të shumta, pasi për herë të parë ka dalë nga tradita e ngjyrave të saj të theksuara dhe tradicionale.  

Çdo pjesë tjetër më pas është menduar ekstra, që nga shasia më e ulët, krahët anash për devijimin e ajrit, bishti i pasëm që shërben edhe për frenim, deri te sistemi LED i ndriçimit, që janë gjuha e fundit e teknologjisë.
Vlera e makinës shkon më shumë se 1.6 milionë euro.

Lini një Përgjigje