A është ky Lamborghini Aventador më i bukur që keni parë?

Admin 0

Shumë pak njerëz që do të shihnin një Lamborghini Aventador do të mendonin se pamja e jashtme ka nevojë për përmirësime. Por Kato-San drejtuesi i servisit Liberty Walk nuk është si gjithë njerëzit e tjerë. Ai na prezantoi planin e tij për të bërë modofikime në pamjen e jashtme të një Aventadori përpara se ta prezantojë atë në SEMA show në muajt e ardhshëm.

Gjëja e parë që do të vini re janë pjesët prej karboni të cilët janë zgjeruar. Gjithashtu ka disa ndryshime të vogla edhe në dizajnin e jashtëm të makinës. Janë vendosur goma të reja Toyo. Gjithashtu parakolpi dhe prapakolpi janë të reja dhe pak të ndryshme nga ato origjinale.

Një tjetër ndryshim që do të vini re është dhe bishti i cili është zgjeruar dhe duket si bishti i një makine garash GT. Përveç sistemit të nxjerrjes së tymit dhe marmitave të cilat janë ndryshuar tërësisht pjesët e tjera mekanike nuk kanë pësuar asnjë ndryshim.

This post is also available in: English