Evolucioni i Alfa Romeo-s nga viti 1910-2018

ardita 0

Alfa Romeo është një markë italiane që prodhon automjete, ajo është themeluar në vitin 1910 në Torino. Alfa Romeo është pjesë e kompanisë Fiat Group që nga viti 1986. Kompania fillimisht njihej si A.L.F.A. shkurtesë kjo nga “Anonima Lombarda Fabbrica Automobili”.

Kompania që u bë Alfa Romeo u themelua si “Società Anonima Italiana Darracq” (SAID) në vitin 1906 nga Ugo Stella, i cili ishte një aristokrat nga Milano, në një partneritet me kompaninë franceze të automobilave, të Alexandre Darracq.

Kompania fillimisht prodhonte veturat e Darraq-ut në Naples, por pasi partneriteti dështoi Stella dhe bashkë-investitori tjetër italian zhvendosën prodhimin në një fabrikë të poseduar nga Darracq në Milano si pjesë e firmës Portello dhe kompania u riemërua në A.L.F.A. (Anonima Lombarda Fabbrica Automobili). Vetura e parë jo-Darracq u prodhua në vitin 1910 24HP dhe u dizajnua nga Giuseppse Merosi. Më pas Merosi dizajnoi edhe motorin më të fuqishëm për veturat Alfa njohur si  40-60HP.

Le të shikojmë se si kanë ndryshuar makinat Alfa Romeo me kalimin e viteve:

https://www.youtube.com/watch?v=Wd78rJEU4tA

This post is also available in: English