Evolucioni i makinës Mitsubishi nga viti 1917-2018

ardita 0

Mitsubishi  Motors Corporation është një prodhues japonez automjetesh me seli në Minato, Tokio. Në vitin 2011 Mitsubishi Motors ishte prodhuesi i gjashtë më i madh japonez si dhe prodhuesi i gjashtëmbëdhjetë më i madh në mbarë botën.

Nga tetori i viti 2016, Nissan ka nën pronësi 1/3 e Mitsubishit. Origjina automobilistike e Mitsubishit daton në vitin 1917, kur ‘Mitsubishi Shipbuilding Co,. Ltd’ prezantoi modelin Mitsubishi Model A, automobilin e parë të prodhuar në Japoni. 

Sedani 7 vendësh ishte bazuar në modelin Fiat Tipo 3 dhe rezultoi i shtrenjtë në krahasim me rivalet amerikanë dhe evropianë të prodhuar në masë dhe u ndërpre në vitin 1921, gjithësej ishin ndërtuar vetëm 22 njësi.

Në vitin 1934, Mitsubishi Shipbuilding u bashkua me Mitsubishi Aircraft Co një kompani e themeluar në vitin 1920 për prodhimin e motorëve të avionëve dhe pjesëve të tjera. Kompania e bashkuar njihej si Mitsubishi Heavy Industries (MHI) dhe ishte kompania më e madhe private në Japoni. MHI u përqendrua në prodhimin e avionëve, anijeve, trenave dhe makinerive, por në vitin 1937 zhvilloi PX33 i cili ishte një sedan prototip për përdorim ushtarak.

Le të shikojmë se si kanë ndryshuar makinat Mitsubishi me kalimin e viteve:

https://www.youtube.com/watch?v=3p4Y9Jp0Duc

This post is also available in: English