Evolucioni i makinës Bugatti nga 1901-2018 (Video)

ardita 0

Themeluesi Ettore Bugatti lindi në Milano, Itali, dhe kompania e automobilëve që mban emrin e tij u themelua në vitin 1909 në Molsheim në rajonin Alsace, rajon i cili atëherë ishte pjesë e Perandorisë Gjermane nga 1871 deri në 1919. Kompania njihej për nivelin e lartë të detajeve inxhinierike në automobilët e saj, dhe për mënyrën artistike në të cilën projekti zbatohej, për shkak të natyrës artistike të familjes së Ettores (babai i tij, Carlo Bugatti (1856–1940), ishte një dizenjues i rëndësishëm i mobiljeve dhe stolive).

Makinat Bugatti njiheshin për bukurinë e dizenjimit dhe më shumë për fitoret e tyre në gara. Bugattit më të famshme përfshijnë makinat Type 35 Grand Prix, Type 41 “Royale”, Type 57 “Atlantic” dhe makina sportive Type 55.

Vdekja e Ettores në 1947 tregoi fundin e markës, dhe vdekja e djalit të tij Jean në 1939 siguroi që nuk do të kishte një pasardhës që të drejtojë fabrikën. Kompania vuajti shumë nga ana financiare, dhe lëshoi një model të fundit në vitet 1950, para se blihej për biznesin saj të pjesëve të aeroplanëve në vitet 1960. Në vitet 1990, një sipërmarrës Italian e ringjalli markën si ndërtuese të makinave sportive ekskluzive të limituara. Sot, emri zotërohet nga grupi gjerman i prodhimit të automobilëve Volkswagen Group.

Shikoni më poshtë zhvillimin e makinës Bugatti ndër vite:

Lini një Përgjigje