F-Pace SVR me 542 kuaj fuqi dhe 280 Km/h shpejtësi maksimale

liridona 0

Prodhuesi Britanik Jaguar prezantoi ditën e Marte versionin SVR të SUV-it F-Pace në Shfaqjen e Makinave në Nju Jork.

Modeli i ri vjen me motor me benzinë 5.0 litër V8 i aftë të prodhojë 542 kuaj fuqi. Makina përshkon 0-100 Km/h në 4.1 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 283 Km/h.

Prodhuar nga Special Vehicle Operations (SVO), F-Pace SVR kushton 75,000 dollarë dhe del në shitje në Verë.

I cilësuar si F-Pace më i shpejtë, makina vjen me një shasi të përmirësuar për të shfrytëzuar më mirë potencialin e motorit V8.

Pakoja e re aerodinamike e SVR-së vjen me parakolp dhe prapakolp të rimodeluar, trup më të ulët dhe një fletë aerodinamike të pasme.

Aerodinamika e makinës është përmirësuar më tej falë sistemev më të mëdha të ajrimit dhe një trup më të ulët duke të dhënë një ndjesi sportive.

Rrotat kanë disqe standarde prej 21-inç ndërsa ato 22-inç janë opsionale. Seti prapa është i përmirësuar për më shumë fërkim.

Në brendësi janë ndenjëset e reja sportive të cilat bien në sy me logon SVR që bartin.

Modeli SVO ka një kuti marshesh, timon, amortizim adaptiv, vektorim të çiftit rrotullues, kontroll stabiliteti dhe sistem 4×4 të rikalibruar.

Ky është modeli i parë F-Pace me teknologjinë EAD (Electronic Active Differential.)