Fabrika e parë e makinave elektrike të Volkswagen do të prodhojë 100,000 makina në vit.

Mariglen 0

Me të gjitha kompanitë e ndërtimit të makinave në garë për të ndërtuar modelet e tyre  të makinave elektrike, një gjë shumë e rëndësishme është edhe infrastruktura. Për Volkswagen një kompani e cila ka hasur disa problem me makinat e shitura prej saj një makinë e re elektrike do të ishte një mënyrë e mirë për të ringritur emrin e kompanisë. Kompania gjermane po planifikon të prodhojë 100,000 makina tek fabrika e saj e re vetëm për makina elektrike në Zwickau.

Tek kjo fabrikë do të ndërtoen edhe disa nga modelet e Volkswagen I.D. Kompania po planifikon të ndërtojë deri në 100,000 makina deri në 2020 duke pasur parasysh edhe kërkesat në rritje në tregun e makinave elektrike. Ky lajm u njoftua nga një nga zyrtarët e lartë të kompanisë Thomas Ulbrich. “Deri në mesin e vitit 2020 ne do ta shndërrojmë tërësisht fabrikën e Zwickau nga një fabrikë që ndërton makina me karburant në një që ndërton vetë maiina elektrike

. Zwickau është vetëm maja e ajsbergut. Misioni jonë është formimi i një grupi pikash prodhimi drejt makinave elektrike . Po flasim për 16 fabrika në të gjithë botën dhe kjo është planifikuar të ndodhë brenda 3 vitesh” – tha ai.