Fabrika e prodhimit të armëve Kallashnikov synon të konkurojë Teslan me modelin CV-1

armir 0

Koncepti i parë i makinës elektrike të Kallashnikovit u shfaq në forumin ndërkombëtar “Army 2018” në Moskë. Është quajtur CV-1 dhe është bazuar në pajimet e vjetra që janë emërtuar nga “IZH-Kombi”. Dizajni i prerjes së makinës rrjedh nga Moskvich-Izh i vjetër Rus.

CV-1shi është e pajisur me një bateri 90-kWh dhe mund të udhëtojë deri në 350 km. Ka një fuqi prej 295 kuaj fuqi dhe ka aftësinë të kapë nga 0-100 km/orë vetëm për 6 sekonda.

Nuk jemi shumë të sigurtë nëse kjo makinë do të jetë “vrasësja”  e Teslas, gjithsesi nga raportet e marra thuhet që inxhinierët e makinës po shpresojnë që të konkurojnë me Teslan. Zëdhënësja e Kallashnikov, Sofia Ivanova raportoi për mediat:

Këtu po flasim për të konkuruar me saktësi me Teslan sepse në fakt është një projekt i suksesshëm i makinës elektrike.

Për ata persona që i dashurojnë makinat sportive retro si psh Dodge Challenger, por edhe makinat elektrike Tesla, kjo makinë mund të japë kënaqësi. Gjithsesi, në këtë pikë, është thjesht një ëndërr në proçes e sipër.

This post is also available in: English