Falë kësaj paisje nuk do vonoheni më në ndërrimin e gomave

armir 0

Si mendoni, a është kjo mënyra më e shpejtë për të ndërruar një gomë?

“Nutrunner” është një lloj mbërthyese e montueshme në trapan e cila ju lejon të lironi apo shtrëngoni disa vida në të njëjtën kohë në gomën e makinës tuaj. Të kontrolluara vetëm nga një motorr, secila mbërthyese lëviz në të njejtin drejtim. Ky mjet i vendosur në trapan ndalon vetëm kur mbërthyesja e parë ndalon.

Ky mjet është krijuar nga Jemms, një kompani e vendosur në Michigan. Kjo kompani krijon dhe lloj mbërthyesesh të tjera të projektuara për ta bërë punën më efiçente. Të gjitha produktet e krijuara jan për përdorim në industrinë e makinave, hapsirën ajrore dhe në industrinë e Agrikulturës.