Fantastike! Ky është jahti eksplorues i ndërtuar nga Nordlund

Admin 0

Kantieri amerikan Nordlund Boat Company ka përfunduar ndërtimin e jahtit eksplorues prej 35.05 metrash dhe ja ka dorëzuar atë pronarit. Jahti i “pagëzuar” me emrin Cazador u dizenjua nga arkitekti Ed Monk Jr dhe studioja dizenjuese Tim Nolan Marin Design. Cazador është jahti i dytë më i madh i ndërtuar nga Nordlund. Jahti ka  një vend të veçantë të pajisur me kallamë peshkimi dhe grepa në mënyrë që pronari të ketë mundësi të gjuajë për peshk në kohën lirë.

 

Në pjesën e brendshme vihen re 3 divane si edhe kolltuqe në të cilat mund të ulen 13 persona  nga ku mund të shohin ndonjë film në një nga 3 televizoret që ndodhen aty. Zona e ngrënies ka vend për tu ulur 8 persona njëkohësisht si edhe ngjitur me zonën e ngrënies ndodhet një ashensor tejdukshëm i cili lidh 3 katet e jahtit me njëra-tjetrën. Jahti mund të akomodojë deri në 8 persona në 4 dhoma si edhe një staf prej 5 personash. Jahti mund të përshkojë 3000 milje detare në shpejtësinë prej 14 nyjesh pa ndaluar  për tu furnizuar.

This post is also available in: English