“Feel the view” pajisja më e re nga Ford që lejon pasagjerët e verbër të shijojnë peisazhin

ardita 0

Ford ka shpikur një teknologji të re që do të lejojë pasagjerët që janë të dëmtuar nga shikimi të shohin përmes dritareve të makinave të tyre.

Teknologjia quhet “Feel The View”, dhe i lejon njerëzit e verbër  “të shohin” atë që është jashtë dritares së Fordit. Është një pajisje e vetme që i bashkëngjitet dritares së pasagjerit dhe më pas vibron qelqin për të lejuar që pasagjeri të ndjejë peizazhin.

“Feel The View” u krijua nga sektori italian i Ford-it, GTB Roma në partneritet me Aedo, e cila është një kompani e re italiane dhe është e specializuar në krijimin e pajisjeve të reja që ndihmojnë personat që kanë vështirësi në shikim.

Pajisja në të vërtetë është mjaft e vogël, ajo ngjitet në anë te dritares dhe përmes një teknologjie inovative bën një foto. Pastaj e kthen atë foto në një imazh bardhë e zi dhe më pas e kthen atë imazh në vibrim tek dritarja: sa më e errët të jetë imazhi, aq më i ngadaltë është vibrimi.



Feel The View mban gjurmët e pozicionit të dorës së pasagjerëve nëpërmjet disa dirtave LED që shkëlqejnë mbi dritaren. Ata nuk janë shumë të ndritshëm kështu që ju nuk mund t’i shihni ato në videon promocionale të Fordit.

Ka 255 nivele të ndryshme vibrimesh të programuara në “Feel The View” për të lejuar që pasagjeri të ndjejë 255 gradacione të ndryshme. Në rast se imazhi nuk është menjëherë i dukshëm për pasagjerin, ka edhe një opsion tjeter qe eshte perfshirene kete teknologji dhe që do t’i pershkruaje pasagjerit me zë ate cfare ndodhet perjashta nëpërmjet sistemit audio të makinës.

“Ne kërkojmë ta bëjmë më mirë jetën e njerëzve dhe kjo ishte një mundësi fantastike për të ndihmuar pasagjerët e verbër të përjetojnë një aspekt të madh të ngarjes”, tha një zëdhënës i Ford në një konferencë për shtyp. “Teknologjia është e avancuar, por koncepti është i thjeshtë dhe mund të kthejë udhëtimet e përditshme në të paharrueshme”.

Nuk jemi të sigurt nëse ky është vetëm një prototip ose nëse Ford ka ndërmend të fillojë prodhimin e këtyre pajisjeve të vogla, por shpresojmë që së shpejti do të ketë më shumë detaje.

 

This post is also available in: English