Ferrari i famshëm i filmit “Ferris Bueller’s Day Off” del në ankand.

Admin 0

Ferrari “fallco” i një prej filmave më të mirë të të gjitha kohrave Ferris Bueller’s Day Off del në shitje në një ankand. Ajo u ndërtua që të ngjante me Ferrarin 250 GT California të vitit 1961. Një nga arsyet pse u ndërtua kjo makinë është se ishte shumë e thjeshtë për tu prodhuar dhe se materialet e përdorura ishin të lira.

Një tjetër ishte se çmimi i një Ferrari 250 GT California të 1961 ishte shumë i shtrenjtë edhe pse filmi u xhirua në fund të vitet 80’. Produksioni ndërtoi gjithsej 3 Ferrari të tilla për filmin. Një Ferrari ishte thjesht sa për figure sepse nuk mund të lëvizte ndërsa 2 të tjerët janë përdorur në skenat e ndryshme të filmit. Kjo kopje që do të dale në ankand është një nga kopjet që punon më së miri. Ajo është përmirësuar dhe restauruar për ta bërë sërish funksionale.

Kjo ishte makina me të cilën aktorët bënin veprimet më spektakolare gjatë filmit, por gjatë një skene amortizatorët u prishën dhe makina me gjithë aktorin u përplas. Pastaj ajo u rregullua sërish për tu përdorur në skenat e tjera të filmit.

Mecum ende nuk ka nxjerrë një çmim në lidhje me makinën, por kjo makinë u shit 5 vite më parë me një çmim prej 235,000$. Por mos prisni që çmimi të jetë më i ulët.

This post is also available in: English