Ferrari përkujton 121 vjetorin e themeluesit të tij

ardita 0

Enzo Ferrari, themeluesi i kompanisë ka lindur në Modena, Itali me 18 Shkurt, 1898. Ai vdiq në gusht të vitit 1988 por nëse do të ishte gjallë do të festonte ditëlindjen e tij të 121-të.

Për të shënuar këtë datë të rëndësishme, kompania hapi një ekspozitë me modelet e preferuara dhe disa prej makinave që i ka ngarë Enzo gjatë viteve. Modeli F40 në vitin 1987 ishte makina e fundit e miratuar personalisht nga Enzo Ferrari, por kompania beson se ai do ta miratonte edhe linjën e tanishme të markës.

Enzo Ferrari ishte një figurë legjendare në industrinë e automobilave dhe historia e tij së shpejti do të tregohet në një film ku aktori Hugh Jackam do të luajë rolin e Enzos.

This post is also available in: English