Ferrari prezanton modelin e ri hibrid “SF90 Spider”

ardita 0

Ferrari sapo ka prezantuar “SF90 Spider”, i cili është versioni i konvertueshëm i hibridit “SF90 Stradale”. Makina e re do të ketë të njëjtat karakteristika me modelin e nxjerr në treg vitin e kaluar, me një motor 780 kuaj fuqi.

Ka një shpejtësi maksimale prej 340 km/orë dhe mund të ecë për 25 km duke përdorur energjinë elektrike. Kjo gjë bën që makina të kalojë në zonat e banuara të qytetit në qetësi pa emëtuar gazra.

Prodhuesi i makinave në një konferencë ka premtuar se deri në vitin 2022, 60% e mjeteve ne shitje do të jenë hibride. Nuk pritet ende një Ferrari totalisht elekrik të paktën deri në vitin 2025, pasi teknologjia për bateritë kërkon studim dhe zhvillim të mëtejshëm.