Ferrari pritet që së shpejti të prezantojë supermakinën e re ‘Icona Ferrari’

ardita 0

Ferrari ka në planet e saj një produkt të ri, i cili do të paraqitet zyrtarisht me 17 shtator në një event të veçantë në selinë e saj në Maranello. Kjo gjë u bë e ditur pasi kompania hodhi një foto në faqen e saj të internetit, në të cilën shfaqet vetëm skica e një makine misterioze të mbuluar nga logoja ‘Icona Ferrari’.

Akoma janë të panjohura karakteristikat e modelit por sipas “Motor1” emri i kodit të brendshëm të modelit misterioz është F176 dhe ka mundësi që të jetë pasardhës i Ferrari 812 Superfast. Në këtë pike është e paqartë nëse do të ketë ndonjë përmirësim të fuqise së 812 Superfast, i cili ka një motor V12 6.5 litërsh dhe që prodhon 788 kuaj fuqi.

Na mbetet të presim datën 17 shtator për të zbuluar më tepër detaje rreth kësaj makine.

This post is also available in: English