Fiat rikthen kohën e lavdishme, prezanton modelin e saj më të ri 124 Spider S-Design

ardita 0

Fiat sapo ka zbuluar modelin e saj më të ri dhe është ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim.

Modeli i ri quhet 124 Spider S-Design dhe bazohet në modelin Mazda MX-5. Ka disqe të reja 17 inç, pasqyra të palosshme, tavan që hapet dhe një shirit të kuq anash makinës.

Kjo makinë kushton rreth 26,905 dollarë, gati dyfish më shumë se 124 Spider Lusso Plus.

Ka një motor me cilindratë 1.4L dhe prodhon 138 kuaj fuqi. Peshon 1050 kg dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 8.5 sekonda. Ka një kambio manual me 6 marshe.

Ka disa cilësi që do t’u pëlqejnë njerëzve që duan të ngasin një makinë, ndërrimet e marshit në mënyrë automatike zakonisht janë shumë inteligjente, ndërsa ndërrimet në menyre manuale janë mjaft të qeta.

Fiat 124 Spider është një makinë argëtuese. Nëqoftëse provoni një të tillë nuk do doni të ndaheni më nga ajo.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”24″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Lini një Përgjigje