Fiat Uno me tetë rrota

ardita 0

Kanali në YouTube i cili është i njohur në Rusi, “Garazhi 54”, sipas mediave ruse, gjithmonë ka menduar që modelit Uno të Fiatit i “mungojnë” rrotat dhe kanë vendosur që ta shndërrojnë në një “përbindësh lëvizës”.

Për këtë ide, ata u frymëzuan nga një servis i një mekaniku në Indonezi i cili modelin Vios të Toyotës e ka bërë me tetë rrota.

Ndërsa mjeshtrit nga “Garazhi 54” për ta bërë me tetë rrota këtë model kanë shfrytëzuar dy Fiat Uno.

Gjatë testimit, “Garazhi 54” zbuloi se rrotat shtesë vozitjen me këtë Fiat Uno e bëjnë shumë të parehatshëm. Po ashtu, ata zbuluan se motori benzinë i këtij modeli me 45 kW/60 kuajfuqi nuk mund të durojë mjaftueshëm tërheqjen e shtuar si dhe se nxehet shumë shpejt.

Për më tepër, shikoni videon: