Fiati shton versionin elektrik të veturës ikonike, 500

ardita 0

Fiat 500 ka qenë veturë ikonë e qyteteve që prej lansimit të modelit të ri në 2007-ën, dhe që atëherë, i janë bërë shumë pak ndryshime.

Por tani ka ardhur koha që ai t’i nënshtrohet ndryshimeve më të mëdha në histori: modeli krejtësisht elektrik 500. Këto ndryshime janë të mjaftueshme që Fiati të thotë se ky model është gjenerata e tretë, 500 EV.

Modeli i parë i tij quhej Cinquecento dhe është prodhuar ndërmjet viteve 1957 dhe 1975 ndërsa vetëm në 2007-ën është prezantuar modeli i dytë i tij, Fiat 500. 500 EV, do të ketë një platformë të re, e cila do të bëjë që kjo veturë të jetë 60mm më e gjerë dhe 60mm më e gjatë, por prapë, kjo veturë do të jetë nën katër metra e gjatë.

Fiati nuk ka ndryshuar stilin e veturës, edhe pse tani elektrik e krejtësisht i ri, sipas tyre, ai dallohet që është modeli 500. Elektriku 500 fillimisht do të lansohet vetëm si model kabriolet.

Fiat 500 standard, do të ketë bateri 42kWh, mjaftueshëm për të përshkuar 320 kilometra rrugë me një mbushje të vetme. Motori i tij ka 117 kuajfuqi, e i cili bënë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 orë ta arrij për nëntë sekonda ndërsa atë maksimale 150 km/orë.

Modeli 500 vjen me mbushësin 85kW DC, i cili bënë që bateritë e tij për 35 minuta të mbushen 80%. Fiati planifikon lansimin e mbushësit të saj 3kW për shtëpi, i cili nuk kërkon elektricist për tu instaluar.