Fillojnë ankesat e para rreth rregullave të reja të Formula 1

Admin 0

Formula 1 ka vendosur disa rregulla të reja këtë sezon me qëllimin që garat të bëhen më spektakolare. Këto rregulla përfshijnë disa ndryshime në aerodinamikën e makinave të garave. Mirëpo gjatë prezantimit të makinës së re Ferrari drejtuesi i ri i ekipit Ferrari nuk ishte shumë i kënaqur me ndryshimet e reja. Sipas tij prej këtij ndryshimi makinat humbin gati 1.5 sekonda çdo xhiro. Ai gjithashtu shtoi se për shkak të këtyre ndryshimeve makinat janë më të rënda duke bërë që performance e makinës të ulet.

Gjithashtu edhe drejtuesi i Racing Point Andrew Green ishte skeptic rreth rregullave të reja. Sipas tij këto rregulla nuk e ulin diferencën ndërmjet e ekipeve të mëdha dhe atyre të vogla dhe se sipas të dhënave të tyre makina ka pësuar një ulje të performancës.

This post is also available in: English