Flota e McLaren-it – Panairi Ndërkombëtar i Makinave të 2018 në Kanada

ardita 0

Marka e McLaren-it është e njohur nga Kampionati Botëror i Formula 1 dhe gjëja e parë që na vjen në mendje kur dëgjojmë emrin e saj janë makinat njëvendëshe të Formula 1. Madje shumica prej nesh ndoshta nuk do ta njihte fare markën po ta shikonte në rrugë.

Në fakt shanset janë të pakta për të parë ndonjë nga modelet e saj sepse ato zakonisht prodhohen në numër të limituar. Prandaj automjet.al ka siguruar foto eksluzive të modeleve F1, 2018 McLaren 720S Velocity, 2015 McLaren P1, McLaren 570 GT Race Car dhe 2018 McLaren 570S Spider.

 

Përveç njëvendëshit F1, të gjithë modelet e tjerë janë njëri më i mirë se tjetri. Të gjithë sportive, aerodinamike, luksoze, me dizajn të veçantë, të shpejtë dhe me akselerim që ju ngjit në sendilje.

Ai që veçuam ishte modeli i fundit 2018 McLaren 720S Velocity. Arrin shpejtësinë 0-100km/h për 2.9 sekonda dhe shpejtësia maksimale është 341km/h. Me një shpejtësi të tillë të duhen dhe frena po aq të mira, prandaj nëqoftëse jeni me 200km/h dhe doni të ndaloni komplet do ju duhen 122m rrugë. Me fjalë të thjeshta kjo do të thotë që nuk mund të mos vini rripin kur ta ngasni.

Motorri është një V8 , 4.0L turbocharged i cili prodhon pothuajse 730 kuaj fuqi. Pamja e makinës flet vetë prandaj dhe nuk kemi çfarë të themi më shumë. E vetmja gjë që duhet të dini  në rast se ju ka ngelur fiksim, është që duhet të keni në bankë 320 mijë Euro.

Lini një Përgjigje