Ford bën thirrje për krijimin e një gjuhe të përbashkët për të gjitha makinat autonome

ardita 0

Ford po u bën thirrje kompanive të tjera të automobilave dhe kompanive të teknologjisë që së bashku të zhvillojnë një gjuhë të përbashkët që makinat vetë-lëvizëse ose autonome mund të përdorin për të komunikuar me botën rreth tyre. 

John Shutko i cili është një specialist për programin e automjeteve vetë-lëvizëse të Fordit, shpjegoi se makinat autonome duhet të jenë në gjendje t’u ‘tregojnë’ makinave të tjera të drejtuara nga njeriu ose nga programet kompjuterike se kur ata janë duke ndaluar, kur ata janë gati për të lëvizur përsëri dhe kur kanë ndërmend të ndalen fare.

Gara për të vendosur këtë teknologji në rrugët publike është shumë e fortë, prandaj është e nevojshme të biem dakord për një kod të përbashkët sa më shpejt që të jetë e mundur. Përndryshe makinat vetë-lëvizëse të bëra nga Ford, BMW, Uber, Apple etj do t’i kthejnë rrugët tona në paradë të kaosit duke përdorur kodet e ndryshme për të komunikuar. 

“Duke patur një komunikim universal që njerëzit në të gjithë vendet e botës mund ta kuptojnë, është kritike për vendosjen e sukseshme të teknologjisë së vetë-ngasjes”- argumenton Shutko.

Eshtë shumë herët për të treguar se kush do t’i bashkohet Fordit në krijimin e një gjuhe të përbashkët. Sidoqoftë nuk është e vetmja kompani që punon drejt këtij qëllimi. 

This post is also available in: English