Ford do të shtojë prodhimin e makinave të modelit GT

Admin 0

Kur Ford prezantoi për herë të parë gjeneratën e dytë të modelit GT në vitin 2016 deklaroi se vetëm 1000 makina të tilla do të prodhoheshin deri në vitin 2020. Megjithatë duket se drejtuesit e kompanisë kanë ndryshuar mendim duke e shtyrë datën e përfundimit të prodhimit të këtyre makinave deri në vitin 2022 si edhe duke e shtuar numrin e makinave të prodhuara. Ky lajm mund të jetë lajmi i shumëpritur nga ata fansa që ende nuk kanë blerë një makinë të tillë. Ford deklaroi se ka marrë rreth 6500 aplikime për të blerë makinën në vitin 2016 dhe kjo e ka shtyrë kompaninë që të prodhojë edhe 350 makina më shumë.

Megjithatë edhe prodhimi i këtyre makinave ka hasur disa  probleme. Në planin fillestar pretendohej që brenda vitit 2017 të ndërtoheshin 250 makina por vetëm 138 u ndërtuan. Ford gjithashtu ka deklaruar tërheqjen e gati të gjithë makinave të përdorura për tu riparuar për shkak të një problem me sistemin hidraulik i mund të bëjë që makina të marrë flakë.

This post is also available in: English