Ford do të tërheqë 200 makina të modelit GT

Admin 0

Ford ka njoftuar se do të tërheqë 200 makina Ford GT në Shtetet e Bashkuara , Kanada dhe Europë për shkak të një rrjedhje në sistemin hidraulik të makinës. Sipas Ford kjo rrjedhje ndodhet në pjesën e mbrapme të makinës ngjitur me marmitën. Kompania gjithashtu deklaroi se një makinë Ford GT ka marrë flakë në Gjermani për shkak të këtij difekti. Makinat e prekura janë ato që janë ndërtuar nga 6 dhjetor 2016 deri në 31 korrik të këtij viti.

Sipas kompanisë zgjidhja është instalimi i një software i cili do të ulë presionin e madh të krjuar tek lëngjet e makinës. Përveç instalimit të këtij software komania gjithashtu do të bëjë një kontroll tek valvulat dhe filtrat e makinës. Makinave GT europiane do t’i instalohet ky software duke filluar që nga muaji nëntor.

This post is also available in: English