Ford elektrik crossover vjen në vitin 2020, pritet të rivalizojë modelin Tesla Y

ardita 0

Crossoveri i ardhshëm elektrik nga Ford do të ndërtohet në Meksikë. Me siguri kjo nuk është diçka e habitshme pasi shumë nga prodhuesit e makinave të Amerikës së Veriut kanë lëvizur prodhimet e tyre në Meksikë për vite me radhë për të përfituar nga tregu i lirë i punës.

Sipas njoftimit të fundit nga Ford, crossover-i i ri elektrik që është frymëzuar nga Mustang do të ndërtohet në Cuautitlan të Meksikës. Ajo do të rivalizojë modelin Tesla Y që do të vijë në të njëjtën kohë, në vitin 2020. Thuhet se është ndërtuar në arkitekturën e baterisë tjetër të Ford, e cila thuhet se është një version i modifikuar i platformës MEB të Volkswagen që përdoret në Audi E-tron dhe në konceptet elektrike Volkswagen ID.

Ndërkohë që Meksika do të marrë pjesën më të madhe të punëve, Flat Rock Miçigan do të gëzojë një investim prej 850 milionë dollarë gjatë 4 viteve për prodhimin e platformës së baterive. 

 

 

This post is also available in: English