“Ford Focus” me 5 yje, shpallet makina me elementët më të mirë të sigurisë!

liridona 0

A e dini që Ford Fokus i 2018 është vlerësuar me 5 yjë, pasi është makina me elementët më të fortë të sigurisë?

Cmimi është dhënë nga Programi Europian për Vleresimin e Makinave të Reja, pjesë e Bashkimit Europian. Në këtë mënyrë Ford Fokus i ri ka marrë maksimumin e mundshëm të vlersimit. 5 yjet tregojnë se kjo makinë ofron një mbrotje të shkëlqyer në rast të goditjeve dhe se është një automjet me teknologji të sofistikuar anti-përplasje.

Vlersimi ka ardhur pas testimeve që i janë bërë makinës: rezultatet e larta të Fokusit kanë të bëjnë me mbrojtjen e kalimtarëve si dhe arrin të bëjë një ndarje të udhëtarëve.

Ky rezultat është mbështetur nga një rritje prej 40 % e aftësive të rezistencës ndaj një përplasje frontale gjatë aksidenteve. Fokusi i ri gjithashtu ka disa teknologji të dizajnuara për të zvogëluar mundësitë e aksidenteve, duke përfshirë, për shembull, një sistem që njeh këmbësorët dhe çiklistët në rrugë dhe ndihmon në shmangjen e tyre.

Falë sistemit radar në pjesën e përparme fokusi i ri dallon praninë e këmbësorëve dhe biçikletave që janë në lëvizje si ditën ashtu edhe natën. Në rast se shoferi nuk reagon menjeherë makina fillimisht aktivizon një sinjal akustik për të tërhequr vëmëndjen e drejtuesit të mjetit.

Në rast të përplasjes, në sajë të sistemit të frenimit Fokusi automatikisht aktivizon frenat për të zvogëluar rrezikun e goditjeve të mundshme sekondare.