Ford Focus ST i 2019-ës më i fuqishëm se kurrë më parë.

liridona 0

Ky është Ford Focus ST i ri, që do të ketë më tepër fuqi se kurrë më parë. Po përgatitet të hyjë në luftë me Renault Megane R.S, Honda Civic Type R dhe gjenratën e ardhshme të VW Golf GTI.

ST do të paketojë 12% më shumë fuqi se gjenerata paraardhëse. Makina do të ketë plot 316 kuaj fuqi.

Ford po vazhdon të ofrojë modelin ST me zgjedhje midis motorit me naftë apo me benzinë, si dhe opsionin e zgjedhjes midis stilit Estate apo katër dyersh të rregullt.

Motori i benzinës EcoBoost 2.3 litërsh me katër cilindra prodhon 276 kuaj fuqi. Ky motor ofron mjaftueshëm për të shtyrë makinën në shpejtësinë nga 0 në 100 km/h për më pak se gjashtë sekonda.

Motori gjithashtu ka anti-vonesë – një karakteristikë e zhvilluar në supermakinën GT dhe F-150 Raptor. Teknologjia mban valvulën e hapur kur shoferi largon këmbën nga pedalja e gazit, duke mbajtur presionin e turbos të pandryshuar.

Motori EcoBlue me naftë është më i fuqishmi i llojit të tij i ofruar ndonjëherë, me 187 kuaj fuqi. Si rezultat, motori ka 10% fuqi më shumë se Mk1 ST 170.

Një kamio manuale me 6 marshe paraqitet si standarte mes motorëve me naftë dhe benzinë.

Edicioni me benzinë i ST është i disponueshëm me transmetimin automatik me shtatë marshe, i cili akseson stilin e drejtimit dhe optimizon kohën e ndërrimit të marsheve.

Ford Focus ST ka pësuar disa përditësime në pamje. Grila e përparme më e madhe, rrotat unike dhe opsioni i dy ngjyrave ekskluzive janë disa nga karakteristikat e reja.

Brenda makina ka ndenjëse Recaro, pedalet alumini, qepjet gri dhe ngjyrë metalike. Sistemi i informacionit SNYC 3 përmban Apple Car Play dhe Android Auto.

Makina do të debutojë në verë, ndërsa çmimi nuk është zbuluar ende.