Ford GT përdor të njëjtë kuti shpejtësie si Mercdes-AMG GT por me një ndryshim!

liridona 0

Nuk është sekret se disa marka makinash përdorin pjesë të njëjta me marka të tjera.

Disa marka përdorin nënkontrktorë për t’i blerë këto pjesë. Kjo bëhet për të ulur koston e prodhimit të këtyre pjesëve si edhe për të ulur koston e ndërtimit të një makine. Një fakt i ditur është se Ford në modelin e saj GT përdor të njëjtin transmision dhe kuti shpejtësie që përdor Ferrari si edhe Mercedes në modelin e saj AMG .

Kështu ju do të mendoni se këto pjesë kushtojnë njësoj, por këtu gaboheni. Këto pjesë për një Ford GT kanë një çmim që kushton nga 27,624 dollarë deri në 32,624 dollarë.

Ndërsa për një Mercedes-AMG këto pjesë kushtojnë nga 11,715 dollarëderi në 14,940 dollarë. Po e njëjta pjesë kushton për një Ford GT gati dyfishin e çmimit të po kësaj pjese tek Mercedes-AMG . Një faktor mund të jetë se makinat Ford GT janë makina më të rralla por edhe kjo nuk është e vërtetuar. Një gjë është e sigurtë se mirëmbajtja e një Ford GT nuk është e lire.