Ford GT: Tashmë edhe me kostum Karboni

liridona 0

Ford GT është një makinë sportive e prodhuesit amerikan me logon në formë ovale ngjyrë Blu. Normalisht, një supersportive si Ford GT ka pak lidhje me një prodhues masiv siç është Ford, por ky model ka një histori të gjatë mbrapa.Modeli është i ndërtuar bazuar në frymëzimin e modelit të suksesshëm të garave Ford GT 40, i cili merrte pjesë në garat e rezistencës në vitet ’60.
Modeli aktual është prezantuar në sallonin e Detroitit në vitin 2015. Modeli në fillim do të prodhohej në një seri shumë të vogël, vetëm 500 njësi, por duke parë kërkesën e madhe, Ford vendosi të zgjerojë këtë shifër në 1.000 njësi dhe së fundmi tështohen edhe 350 njësi të tjera deri në fund të 2021. Sipas Ford, numri total i kërkesave tejkaloi kuotën 6.500 dhe kjo nuk është një shifër e vogël, sidomos nëse mendojmë që çmimi fillestar i kësaj makine është 550.000euro.Paralel me makinat për shitje, prodhohen njëkohësisht edhe ekzemplarët e garave, tëilët do të debutojnë në garën 24 orë Le Mans, të cilën edhe e ka fituar në vitin 2016.

Ford GT është 476 cm e gjatë dhe e lartë vetëm 111cm. Pesha kufizohet në 1.385 kg dhe shtyhet nga një motor V6 3.500 kubikë biturbo me EcoBoost. Kjo njësi zhvillon fuqinë prej 656 kuaj dhe dhe një moment rrotullues prej 746 Nm.
Kambio është automatike me shtatë marsha. frizione a 7 marce. Shasia dhe një pjesë e mirë e karrocerisë janë realizuar me fibër karboni.Ford deklaron se modeli GT ecën deri në 330 km/h ndërsa sprint-i nga 0-100 është një kohë e shkëlqyer 3.3 sekonda.
Përveç modeleve “të thjeshta” të destinuara për përdorimin në rrugë, Ford do të prodhojë edhe një seri të vogël (nuk dihet ende numri i saktë) të homologuar vetëm për përdorimin në pistë. Kjo seri do të quhet “Carbon Series” dhe siç kuptohet nga emri do të jetë e realizuar për një pjesë të mirë të saj në fibër karboni. Ky do të jetë versioni më i lehtë i këtij modeli me një kursim peshe rreth 18 kg nga versioni “normal”.