Ford kërkon kthimin e mbi 874 mijë makinave nga tregu në Amerikën Veriore, arsyeja është se kanë probleme me…

Ford do të tërheqë nga tregu më shumë se 874 mijë makina, kjo për shkak të rrezikut nga zjarri që mund të krijohet nga bllokimi i sistemit të ngrohjes së motorit.
Kompania më e madhe e automobilave në SHBA thotë se tërheqja e makinave përfshin ato të vitit 2015-2019 Ford F-150, si dhe ato të vitit 2017-2019 që përfshijnë modelet Ford F-250 Super Duty, F-350 Super Duty, F-450 Super Duty, dhe F-550 Super Duty.
Fordi bën të ditur se uji dhe kontaminuesit mund të futen në kabllon e bllokut të sistemit të ngrohjes, duke krijuar korrozion dhe dëmtime të tjera, e potencialisht edhe zjarrin. Në Kanada deri më tani janë raportuar 3 raste të tilla. Në SHBA do të tërhiqen rreth 410 mijë makina ndërsa në Kanada rreth 464 mijë