Ford Mustang Shelby GT500 e 2020-ës përshëndet Hellcats dhe Camaros me të paktën 700 kuaj fuqi.

liridona 0

Ford-Mustang Shelby GT500 e 2020-ës ka mbërritur më në fund me të paktën 700 kuaj fuqi.

Fuqia vjen nga motori supercharged cross-plane V8, dhe konsiderohet si Ford-i më i fuqishëm i lejueshëm në rrugë.

Ford nuk ka publikuar ende fuqinë ekzakte që do të ketë makina, por premton që do të arrijë shpejtësinë 0-96km/h për tre sekonda.

Kjo është gjithçka që dimë për GT500:

Motori 5.2 litërsh supercharged V8 kombinohet me transmetimin komplet të ri dual-clutch me shtatë nivele shpejtësie nga Temec. Nuk ka opsion për transmetim manual, të paktën jo gjatë lançimit të makinës. Shasia vjen me një fibër karboni, gomat Michelin të performancës së lartë të cilat Ford deklaron se janë dizajnuar posaçërisht për makinën. Gjithashtu makina vjen me gomat opsionale Pilot Sport 4S.


Makina ka gjithashtu helikë 16.5 inç Brembo me gjashtë pistona, kështu që mundësitë që makina të ndalojë së punuari është shumë e vështirë.

Kamioja deklarohet që është e aftë të ndryshojë marshin për 100 milisekonda, që është shumë më shpejt se kamiot manuale.
Për sa i përket pamjes së jashtme, fotot flasin vetë. GT500 vjen me një dizajn që vë në pah muskujt e makinës. Grila në pjesën e përparme dhe gomat 20 inç, i japin makinës hijeshi.

Makina vjen me opsione shtesë, të cilat rrisin fuqinë e makinës.
Ka akoma një Ford Mustang të cilin mund ta vozitni në jetën e përditshme. Kjo makinë vjen me sistemin e informacionit Sync 3, ekran 12 inç, hotspot 4G LTE, si dhe kamera me pamje nga prapa.

GT500 premton të sjellë një nivel komplet ndryshe të Mustang-ut.