Ford planifikon të investojë 4 miliardë dollarë për kompaninë e re të mjeteve autonome

ardita 0

Prodhuesi i automjeteve ka krijuar një kompani të veçantë për biznesin e saj autonom. Në njoftimin e tij Ford tha se ‘Spinoff’ u krijua për të përshpejtuar rritjen e biznesit të saj autonom të automjeteve dhe për të përfituar nga mundësitë e tregut. Ajo do të mbikëqyrë të gjitha hulumtimet AV dhe rrjetin e makinave autonome të kompanisë që është planifikuar të fillojë në vitin 2021.

Ford do të investojë 4 miliardë dollarë në kompaninë e re deri në vitin 2013. Njësia do të ndërtohet në mënyrë të tillë që të ketë mundësi të marrë investime edhe nga palët e treta. 

“Ford ka bërë përparim shumë të madh, në tërë zinxhirin e makinave autonome që prej zhvillimit të teknologjisë në risinë e modelit të biznesit deri tek përvoja e përdoruesit. Tani është koha e duhur për të konsoliduar platformën tonë autonome të ngasjes në një ekip, për të pozicionuar më mirë biznesin për mundësitë që do të vijnë” – tha Jim Hackett që është shefi i Ford.

This post is also available in: English